Aksident në rrugën e Arbrit, mjeti përmbyset mbi urë! Plagoset çifti i të rinjve

Aksident në rrugën e Arbrit, mjeti përmbyset mbi urë! Plagoset çifti i të rinjve

 

 1699469010_WhatsAppImage20231108at7.39.40PM.jpeg

Një aksident është regjistruar pak minuta më parë në dalje të tunelit numër 3 të rrugës së Arbrit në fshatin Shkallë të Xibrit. Mjeti është përmbysur mbi "Urën e Fshatit" 158 metra e lartë, pjesë e rrugës së Arbrit.

Mësohet se A.K, 26 vjeç ka humbur kontrollin e mjetit dhe për pasojë makina është përmbysur në anë të rrugës. Nga aksidenti kanë mbetur të plagosur drejtuesi i makinës si dhe pasagjerja që ndodhej në të, të cilët janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore.

Paraprakisht dyshohet se shkak mund të jetë bërë zhavori që ka hyrë në tunelin e pjerrët si pasojë e ujërave të shiut.

'Në vendin e quajtur Ura e fshatit Fshat,  shtetasi  A.K., 26 vjeç, duke drejtuar automjetin tip "Volkswagen", ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe mjeti është përmbysur në anë të rrugës. Për pasojë është lënduar drejtuesi i mjetit dhe një pasagjere të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të këtij aksidenti.'- njofton policia.


Lajmi kryesor:

Përplaset për vdekje 57-vjeçari në Durrës! Aksident edhe në Rrugën e Arbrit, makina me 2 të rinj kthehet përmbys! Në Sarandë, makina i pret rrugën furgonit të pasagjerëve, disa plagosur


M.Q./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Një letër për studentin e gazetarisë në kohën e marrëzisë

Një letër për studentin e gazetarisë në kohën e marrëzisë