Një aksident është raportuar pak minuta më parë në Rrugën e Arbrit, ku drejtuesja e një mjeti është përplasur me një mjet tjetër.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 24.01.2023, në Rrugën e Arbrit, janë përplasur automjeti me drejtues shtetasin J. A., 34 vjeç, me automjetin me drejtuese shtetasen D. M., 38 vjeçe.

Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar të dy drejtuesit e automjeteve dhe ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.”- thuhet në njoftimin e policisë.

Lajmi do të përditësohet...