Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në 'rrugën e Durrësit' në kryeqytet. Sipas policisë rreth orës 08:00, mjeti me drejtues shtetasin M.H., 28 vjeç, ka aksidentuar 23-vjeçare me iniciale R.D., e cila ishte duke udhëtuar me biçikletë.
E plagosura u dërgua në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë shkuan në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Komento