7 persona mbeten te plagosur mes te cileve 2 femije te mitur, pas perplasjes se dy automjeteve ne rrugen e kombit.Aksidenti ndodhi mesditen e se dieles ne segmentin Milot-Rreshen, ne afersi te Fang te Mirdites.
Sipas policise automjeti me drejtues shtetasin D. L. është përplasur me automjetin tjetër me drejtues shtetasin A. L. Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar drejtuesit e automjeteve dhe pasagjerët Y. L., K. L. dhe A. L., si dhe dy të mitur, 12 vjeç dhe 9 vjeç.Të plagosurit janë transportuar fillimisht në Spitalin e Mirdites, ku kanë marrë ndihmën e parë mjekësore.
Për shkak të dëmtimeve të marra, ata janë dërguar më pas për mjekim të specializuar në Spitalin Universitar të Traumës në Tiranë, nga ku mesohet se ndodhen nen kujdesin e bluzave te bardha jashte rrezikut per jeten. Nderkohe policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e ketij aksidenti, i cili paraprakisht dyshohet te kete ndodhur nga parkalimi i gabuar i njeres prej makinave.
Komente







