Aksident në Rrugën e Kombit, BMW X5 del nga rruga! 3 të lënduar (VIDEO)

Një aksident ka ndodhur në Rrugën e Kombit në segmentin Kukës-Morinë, ku makina Fuoristradë BMW X5 për shkak të lagështirës nga reshjet e dendura të shiut ka dalë nga rruga në anën e djathtë dhe ka hypur mbi 20 metra në trasenë e rrugës.

Në makinë po udhëtonin tre presona që po shkonin drejt Kosovës. Fatmirësisht të tre personat nuk kanë pësuar lëndime por makina ka pësuar dëme të konsiderueshme materiale.

Vendi ku ndodhi aksidenti përshkruhet nga një kthesë e fortë 180 grade ku nuk kanë munguar aksidentet e mëparshme me vdekje.

Dyshimet e para janë shpejtësia dhe prezenca e lagështirës në rrugë. Kukësi vazhdon të jetë nën prezencën e reshjeve intesive të shiut duke krijuar edhe probleme në disa akse ku ka reshqitje dherash dhe gurësh.

Për disa minuta rruga u bllokua në njërin krah të Rrugës së Kombit pasi po transportohet me karrotrec mjeti i dëmtuar.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë