Një aksident rrugor ka ndodhur pak minuta më parë në rrugën e Lumit të Vlorës, në afërsi të urës së Laskos, në Kuç.

Sipas informacioneve paraprake, nga përplasja kanë mbetur disa persona të lënduar. Në vendngjarje nuk kanë mbërritur ende as ambulanca dhe as policia.

Të lënduarit ndodhen në pritje të ndihmës mjekësore, ndërsa rrethanat e aksidentit mbeten ende të paqarta.