Mëngjesin e sotëm rreth ores 08:00, në rrugen e Rinasit, mjeti tip "Renault", me drejtuese shtetasen K. K., 40 vjece, ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dale nga rruga.

Si pasoje është dëmtuar pasagjeri 60 vjeç i cili eshte dërguar në QSUT dhe sipas raportimeve ndodhet jashtë rrezikut për jetën. 

Ja njoftimi i policisë
Më datë 30.06.2016, rreth orës 08:00, në rrugën e Rinasit, mjeti tip "Renault", me drejtuese shtetasen K. K., 40 vjeçe, ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga. 

Si pasojë është dëmtuar pasagjeri, H. K., 60 vjeç, i cili  u dërgua në SQU, në gjendie jo të mirë shëndetsore dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. 

Grupi hetimor në vendin e ngjarjes po punon për gjetjen e shkakut të humbjes së kontrollit të mjetit.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com