Dy makina janë përfshirë në një aksident në Vlorë, të martën, duke lënë dy të lënduar.
Mësohet se një automjet me drejtues I. C., 36 vjeç, si pasojë e shpejtësisë së lartë ka goditur nga pas një makinë tjetër me drejtues A. A., 51 vjeç, ku kjo e fundit ka përfunduar në kanal. Nga aksidenti kanë mbetur të dëmtuar shoferi dhe pasagjerja e makinës që ra në kanal, M.A. 43 vjeçe, e cila është dërguar në spital e ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
43-vjeçarja humbi ndjenjat, por u dërgua me ambulancë në spital së bashku me shoferin 51-vjeçar, ky ku i fundit është në gjendje të mirë shëndetësore. Të aksidentuarit i përkasin një familje nga fshati Karbunar, Vlorë.
Ngjarja ndodhi rreth orës 20:30, në aksin rrugor Vlorë-Selenicë, në afërsi të fshatit Armen.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.