Një aksident ka ndodhur gjatë orëve të natës në aksin Fushë Krujë-Laç ku dy persona janë plagosur si pasojë e përplasjes së dy automjeteve.
Automjeti me drejtues, 37 vjeçarin A.Z është përplasur me automjetin që drejtohej nga M.N.
Të plagosura kanë mbetur dy pasagjeret, 44 vjeçarja E.P dhe e mitura 13 vjeçare K.P të cilat janë dërguar në spital ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore. Fatmirësisht gjendja e tyre paraqitet jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë policia po heton për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.