Një maune e ngarkuar me misër është përmbysur në aksin rrugor Kardhiq-Delvinë, në drejtim të Sarandës.
Aksidenti ka ndodhur pak më parë, para hyrjes në tunel, ndërsa për momentin nuk dihen rrethanat e ngjarjes.
Në vendngjarje mbwrriti edhe policia, e cila ndihmoi dhe nw normalizimin e qarkullimit.
Ende nuk ka informacion të konfirmuar nëse ka persona të lënduar. Ndërkohë, policia po vijon punën për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.











Komente
Komento