VIDEO/ Aksident në rrugën Laç- Mamurras, plagosen rëndë tre të rinj, nisen drejt Traumës

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në aksin rrugor Laç- Mamurras, ku për pasojë kanë mbetur të lënduar tre të rinj, të cilët janë nisur me urgjencë drejt Traumës.

Aksidenti ka ndodhur pranë fshatit Gjorm, ku një makinë është përplasur me një tjetër duke shkaktuar aksidentin fatal. Në njërin nga mjetet ndodheshin edhe tre të rinjtë e lënduar.

Ne vendngjarje kane mbërritur policia dhe autoambulanca e Laçit, ndërsa të plagosurit janë dërguar menjëherë drejt Traumës dhe janë në gjendje të rëndë.

Ndërkohë grupi hetimor ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.

1685097041_lezheaksident.jpg

M.T/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Të shtunën Konventa, kush janë anëtarët e propozuar për Kryesinë e Partisë së Lirisë (EMRAT)

Të shtunën Konventa, kush janë anëtarët e propozuar për Kryesinë e Partisë së Lirisë (EMRAT)