Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e të premtes në rrugën Lezhë-Laç, nga mbeten të plagosur 4 persona. Dy automjete dy po vinin përballë njëra tjetrit janë përplasur, e për pasojë kanë mbetur të plagosur 4 persona, 1 prej te cilëve në gjendje të rëndë shëndetësore. Mes të plagosurve një grua dhe një fëmijë i vogël. Të plagosurit janë dërguar në spital.
Dyshimet për shkaqet e aksidentit janë për një parakalim jashtë rregullave që ka çuar në aksidentin. Policia ka nisur hetimet për përcaktimin e rrethanave të aksidentit, i dytë ditën e sotme pasi në mëngjes ndodhi një aksident me vdekje pranë mbikalimit të Patokut.
Në këtë segment rrugor ka mungesë ndriçimi, sidomos në aksin Milot-Lezhë ku është problematike për shkak të degëzimeve të shumta pasi është një zonë e banuar.
Vitet e fundit është përmirësuar sinjalistika dhe mosrespektimi i rregullave mbetet një ndër shkaqet kryesore për aksidente. Meqenëse kjo rrugë nuk i plotëson standardet për të lëvizur me shpejtësi, policia bën apel për të respektuar rregullat.
Aksidenti ndodhi në aksin rrugor Lezhë-Laç, në afërsi të kryqëzimit të Shënkollit, rreth orës 22:00.
Lajm në përditësim...
Barzay, sapo u ktheva. Konfirmoj fjalet e tua. Ecin shume, shume, shume keq keq. Pa respektuar rregullat e qsrkullimit, ku te donte ktheheshin, ndalonin ne autostrade, çte te them. Tmerr!!!
PërgjigjuMe vjen keq per te aksidentuarit , por nuk mund te rri pa than se ne shqiperi ecin shume keq me makina , kujtojn se rruga asht krejt e tyre.
Përgjigju