Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në segmentin rrugor Librazhd-Elbasan në fshatin Labinot, ku ka humbur jetën shoferi 45-vjeçar i një motomjeti.
Motomjeti ka dalë nga rruga, për shkaqe ende të panjohura. 45-vjeçari ka humbur jetën në spital, ndërsa bashkëshortja e tij është dëmtuar lehtë.
Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Mbrëmjen e së shtunës pati një tjetër aksident tragjik në Lezhë me dy viktima, babë e bijë. Vetëm ditën e premte u regjistruan 6 aksidente, ku 3 persona humbën jetën dhe 8 të tjerë mbetën të plagosur.
Komente








