Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën Pukë-Fierzë ku një makinë që drejtohej nga R.I ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në lumin e Arrëzit.
Për pasojë kanë mbetur të plagosur drejtuesi i automjetit 73 vjeçari i identifikuar si R.I, pasagjeri A.D dhe pasagjerja L.D.
Të tre janë dërguar në spitalin rajonal të Pukës ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore dhe fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.