Një makinë ka dalë nga rruga gjatë mëngjesit të sotëm dhe është përmbysur në Qafën e Gjinos, në rrugën Sarandë – Kardhiq gjatë natës. Mjeti i aksidentuar është me targa rumune, ndërsa shoferi u largua nga vendi i ngjarjes.

Pas disa orësh, policia ka bërë të mundur identifikimin e personit që po udhëtonte me makinën. Policia ka vënë në hetim në  gjendje të lirë, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”, shtetasin L. D., 35 vjeç, banues në Rumani (punonjës i shërbimeve të FRONTEX, jashtë shërbimit).

Sipas policisë gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm, në aksin rrugor Gajdar-Shijan, ky shtetas ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe si pasojë, automjeti ka dalë nga rruga. Nga aksidenti janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Gjithashtu, 35-vjeçari nuk ka pritur shërbimet e qarkullimit rrugor, për kryerjen e veprimeve procedurale, por është larguar nga vendi i aksidentit.