Një aksident është regjistruar këtë të diel në aksin rrugor Sarandë-Delvinë. Dy mjete janë përplasur me njëra-tjetrën ku për pasojë ka ndërruar jetë Irodhi Dalani.
Pavarësisht se u dërgua për mjekim drejt Janinës, Dalani nuk ka mundur të mbijetojë.
Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm, në vendin e quajtur “Ura e Gajtarit”, në Delvinë, automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin I. D., 61 vjeç, banues së Sarandë, është përplasur me automjetin tip “Volkswagen”, me drejtues shtetasin N. B., 26 vjeç, banues në Delvinë.
Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar të dy drejtuesit e automjeteve, të cilët janë dërguar në spitalin e Sarandës, për të marrë mjekim.
Në vijim të veprimeve procedurale, është arrestuar në flagrancë drejtuesi i automjetit tjetër, me iniciale N. B.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Irodhi Dalani ka qenë kryetar i Komunës Livadhja dhe ushtronte aktivitet në përpunimin e qumështit
Komente










Paskan qene me shpejtesi kermilli te dy palet.
Përgjigju