Aksident në Sauk, makina përplas dy persona që udhëtonin me biçikletë, njëri në gjendje të rëndë

Aksident në Sauk, makina përplas dy persona që udhëtonin me biçikletë, njëri në gjendje të rëndë

Foto ilustruese

TIRANË-Dy persona që po qarkullonin me biçikletë janë përplasur nga një makinë gjatë orëve të pasdites së sotme në mbikalimin e Saukut.

Drejtues i makinës me iniciale M.B. ka goditur dhe plagosur dy biçiklistët që po qarkullonin aty në afërsi, të cilët u dërguan menjeherë në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Njëri nga personat e aksidentuar ende i paidentifikuar është në gjendje të rëndë dhe gjëndet në koma cerebrale, kurse personi tjetër me dëmtime më të lehta në trup është identifikuar me iniciale R.V.

Sipas policisë, grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    ‘Rasti Qefalia’, a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

GJKKO i kthen makinën Klea Gjatës, për të dashurën e Laert Haxhisë ndryshohet masa në 'detyrim paraqitje'

GJKKO i kthen makinën Klea Gjatës, për të dashurën e Laert Haxhisë ndryshohet masa në 'detyrim paraqitje'