Aksident në Selenicë, mjeti del nga rruga dhe humb jetën 69-vjeçarja! Tre të plagosur

VLORË- Një aksident rrugor me pasojë vdekjen është regjistruar mbrëmjen e sotme në Selenicë të Vlorës. Një 69-vjeçare, T. K., nuk mundi t’i mbijetojë plagëve të marra dhe për pasojë humbi jetën.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:38, në zonën e Bisht Malit në Selenicë. Shoferi i mjetit tip 'Opel' ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Për pasojë, 69-vjeçarja humbi jetën. Ndërkohë, shoferi dhe dy pasagjerë të tjerë, A. K., dhe M. K, kanë mbetur të plagosur.

Të plagosurit janë dërguar për të marrë ndihmë mjekësore në spital. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të përcaktuar shkakun e aksidentit.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Ylli Pata: Arsyet pse SHBA i rikujtoi Sali Berishës sanksionet

Ylli Pata: Arsyet pse SHBA i rikujtoi Sali Berishës sanksionet