Një vajzë e mitur në SHBA ka vdekur pasi ka hequr  rripin e sigurimit teksa po udhëtonte me makinë në shtetin e Houston  në SHBA. E mitura ishte me 3 bashkë moshatarë të saj dhe do të shkonin së bashku në një festë të organizuar në fund të tetorit për festën e Halloween-it.

"Makina doli nga rruga. Ajo u nxor dhe vdiq menjëherë, "tha babai i saj, David Mills, "Të gjithë fëmijët e tjerë në makinë kishin rripat e tyre të sigurimit dhe ata të gjithë mbijetuan me dëmtime shumë të vogla".

Autoritetet thanë se shoferi po shpejtonte dhe humbi kontrollin e makinës.  "Vajza jonë do të ishte këtu sot në qoftë se ajo kishte vendosur rripin e saj të sigurimit", tha babai i vajzës.

Babai i vajzës po bashkëpunon me fondacionet për të promovuar rritjen e sigurisë të xhamave të makinës në mënyrë që në të ardhmen të mos ndodhin vdekje të tjera për këtë shkak.