SHKODËR- Një aksident me vdekje është regjistruar në Shkodër, ku një 53-vjeçare ka përplasur një 72-vjeçare që po udhëtonte me biçikletë, e cila humbi jetën si pasojë e plagëve të marra.
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 10:30, në lagjen “Skënderbeg”. 72-vjeçarja, M. Ç., pasi është përplasur është dërguar menjëherë në spital, por nuk ka mbijetuar dot.
Ndërkohë, policia ka arrestuar drejtuesen e mjetit, A. R., 53 vjeçe.
Vijojnë hetimet për të përcaktuar shkakun e aksidentit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.