Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Shkodër.
Të paktën një person, 28-vjeçari Sokol Kulla ka humbur jetën, pasi makina që drejtonte tip 'Ford Focus' me targa 593 FL ka rënë në lumin Drin tek ura e Bacallakut në Shkodër.
Makina ka dalë nga rruga dhe ka rënë në lumin Drin.
Ekspertët janë duke punuar për të zbuluar edhe shkaqet e vërteta të aksidentit, ku duket se shpejtësia ishte shkaku kryesor.
[gallery]23856[/gallery]

(Automjeti pasi është nxjerrë nga lumi Drin)
Makina doli nga rruga nga shpejtësia, flet dëshmitari
Pas dy orësh kërkimesh,polumbarët kanë arritur të nxjerrin trupin e pajetë të personit që ndodhej në makinë. Report Tv ka ndjekur hap pas hapi dhe ka transmetuar operacionin e nxjerrjes së makinës nga uji.
Në momentin që ka rënë makina, në vendin e ngjarjes ka qenë një person i pranishëm, i cili është zhytur menjëherë në lumin Drin për t’u ardhur në ndihmë, por sipas tij ka qenë e pamundur.
“U zhyta në lum për t’u ardhur në ndihmë, por ishte e pamundur, pasi ndodheshin brenda në makina dhe nuk arritja t’i nxirrja”, deklaroi ai.
Makina dyshohet se ka qenë me shpejtësi, ndërsa për daljen nga rruga ka ndikuar edhe lagështira.
VIDEO - Lidhjet direkte nga vendi i ngjarjes
/Shqiptarja.com

VIDEO