Shkodër-Një aksident ka ndodhur sot në Shkodër në fshatin Vukatanë. Drejtuesi dyshohet se ka humbur kontrollin dhe për pasojë automjeti zjarrfikës ka dalë nga rruga.
Ngjarja ka ndoshur pasditen e sotme (11 shtator) rreth orës 18:20.
Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar lehtë shoferi 30 vjeçar me inicialet K.M., dhe R.K., të dy punonjës të shërbimit zjarrëfikës, informoi sot policia e Shkodrës.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakun e daljes nga rruga të automjetit zjarrfikës
Komento