Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar këtë mëngjes në zonën e Shkozetit në Durrës.
Një automjet ka dalë nga rruga dhe është përplasur me këmbët e urës. Si pasojë e përplasjes, një person ka mbetur i plagosur dhe është dërguar për ndihmë mjekësore.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e emergjencës dhe policia, ndërsa vijojnë verifikimet për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.









Komente
Komento