Mëngjesin e sotëm ka ndodhur një aksident i rëndë në Stamboll, si pasojë e të cilit katër persona janë shtruar në gjendje të rëndë në spital dhe 15 të tjerë janë të plagosur. Aksidenti ka ndodhur pasi një tramvaj ka humbur drejtimin dhe është përplasur me një autobus, të cilin e ka ndarë në dysh.
Sipas njoftimeve nga mediat e huaja, përplasja ndodhi në zonën Eyupsultan të qytetit. Deri tani, nga aksidenti nuk është raportuar asnjë humbje jete, por situatë e rënde e të plagosurve. Dëmtime ka pasur gjithashtu edhe një makinë që ishte aty pranë.