LEZHË- Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mëngjesin e sotëm në superstradën Lezhë-Laç, ku një kamion ka përplasur një biçikletë.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e quajtuar kryqëzimi i Rriles, ku drejtuesi biçikletës ka mbetur i vdekur në vend. Viktima është Zef Mullishi, 78-vjeç, nga Rrila.

Ndërkohë në vendngjarje ka mbërritur menjëherë policia, e cila ka ndaluar shoferin e kamionit, Xh.D., 50 vjeç, banues në Lushnjë ndërsa grupi hetimor ka filluar punën për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.  

Njoftimi i policisë:

Lezhë 
Informacion paraprak 

Sot, rreth orës 07:30, në Rrilë, shtetasi Xh.D. , 50 vjeç, banues në Lushnjë ,duke drejtuar mjetin tip kamion, ka aksidentuarin shtetasin Z.M. 78 vjeç, banues në Rrilë, i cili po lëvizte me biçikletë. 

Për pasojë ka ndërruar jetë shtetasi Z.M., ndërsa drejtuesi i mjetit shtetasi Xh.D. është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Lezhë, për veprime të mëtejshme hetimore proçedurale. 

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë Lezhë, vazhdojnë hetimet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

 

Foto nga vendi i ngjarjes

Kamioni që aksidentoi biçikletën