Tre persona mbetën të plagosur mes të cileve një grua me vajzën e saj, pas përplasjes së dy automjeteve ne superstradën Lezhë-Laç.

Aksidenti ndodhi rreth ores 18:00 të së dielës (2 shkurt 2025) pranë kryqezimit të rrugës së burgut të Shënkollit.

Sipas policisë nga përplasja e mjeteve, kanë mbetur të plagosur bashkshortja dhe vajza e mitur e njërit prej drejtuesve të mjeteve, si dhe pasagjeri i mjetit tjetër. 

Ata u dërguan me urgjence për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Lezhës, ku ndodhen nën kujdesin e bluzave të bardha, jashtë rrezikut për jetën. 

Nga të dhënat e para, bëhet me dije se shkak për aksidentin është bërë goditja që ka marrë nga pas mjeti që doli në anë të rrugës, duke sjellë përplasjen e fortë. 

Ndërkohë, si pasojë e aksidentit, qarkullimi në supërstradën Lezhë-Laç, u bllokua për rreth 30 minuta. 

Lajmi në përditësim…