Tre persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti të ndodhur pranë kryqëzimit të Gocajve, në aksin rrugor Lezhë-Shkodër.
Burime për Report Tv bëjnë të ditur se në aksident janë përfshirë tre automjete, ndërsa të plagosurit janë transportuar për marrjen e ndihmës mjekësore.
Policia mbërriti menjëherë në vendngjarje dhe nisi puna për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit, si dhe për dokumentimin e ngjarjes.
-
Para nje jave kam Ken ne Shqiperi, per ma shume ne Lezhe, me nje fjale e kam ba vajtje e ardhje, jetoj ne Rome qyteti ma kaotik ne Itali, dhe si ecin me makina ne Shqiperi asht me vu duart ne kok. Kujtojne se Jan tu ec ne oborr te shtepise!!! Skandal.
Përgjigju










Komente
Komento