Një aksident me një të plagosur ka ndodhur mëngjesin e ditës së sotme në Tiranë.

Në rrugën e “4 Dëshmorët” autobusi me drejtues J. L, ka përplasur këmbësoren B. Ç.,72 vjeçe.

Si pasojë e përplasjes, këmbësorja B. Ç, është dërguar në spital për ndihmë mjekësore jashtë rrezikut për jetën.

Blutë e Tiranës bëjnë me dije se drejtuesi i autobusit J. L është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme hetimore.

Një ditë më parë, një autobus përplasi për vdekje një 77-vjeçar në rrugën e Durrësit.