TIRANE-Një i moshuar është aksidentuar për vdekje ditën e sotme.

Rreth orës 15:55 në Institut Bujqësor makina me drejtues K.D. 23 vjeç, aksidentoi këmbësorin me inicialet GJ.L. 71 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Komisariatit Nr.3. Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.