Një aksident i rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme (29 dhjetor) në Rrogozhinë në vendin e quajtur "Bishti i Zhurit" ku humbi jetën drejtuesi i mjetit.
Ngjarja ndodhi në orën 23:20 ku mjeti me drejtuesin Arjan Fesko, 46 vjeç doli nga rruga e për pasojë ndërroi jetë.
Mësohet se ai ishte një biznesmen në fushën e transportit ku vetëm pak muaj më parë humbi dhe të vëllanë, Arbër Fesko.
“Me datë 29.12.2020, rreth orës 23:20, në vendin e quajtur "Bishti i zhurit", mjeti me drejtues shtetasin A.F., ka dalë nga rruga. Si pasojë e daljes nga rruga ka humbur jetën në vendngjarje drejtuesi i mjetit shtetasi A.F., 46 vjeç” – njofton policia.
Vijon puna me grupin hetimor dhe shërbimet e policisë për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes .

Arjan Fesko me të vëllanë, Arbër Fesko
Ky është Arjan Fesko, biznesmeni i cili ndërroi jetë në aksidentin mbrëmjen e djeshme në afërsi të Rrogozhinës.
Mësohet se vetëm disa muaj më parë, Arjan Fresko ka humbur të vëllanë, Arbër Fesko.
Arjan Fresko ishte biznesmen në fushën e transportit.
-
Po cfare ndryshimesh jane keto??? Hiqja Lenes verja Prenes. Kjo qeveri ka 5 vite qe vetem deshton e varferon popullin. Ky sondazh eshte i manipuluar. Per kete popull qe vetem hiqet zvarre prej 30 vitesh tregohuni pak me shume profesional mos genjeni veten se shqiptaret skeni shans ti genjeni
Përgjigju -
MAKINEN NGA RRUGA E NXJER SHOFERI NUK DEL VET KESHTU QE KY BIZESMENI TE MESONTE QE TA DREJTONTE MAKINEN OASTAJ TE DILTE NE RRUGE OER TE ECUR
Përgjigju-
E njihja dhe ishte fshatri im. Nje qe te them uroj te mos e provosh ose me njerizt e dashur. Fjalet e tjera jane fukarellek. Paste dhen e lehte.
-
E ke gabim zoteri per kete rast,sepse ishte infrakt, identike te dy rastet
-









Komente
Komento