VIDEO/Aksident në Tiranë, makina përplas 12 vjeçarin me biçikletë

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme, pak minuta më parë në bulevardin “Zhan D’ark” në Tiranë, një makinë ka përplasur një fëmijë rreth 12 vjeç me biçikletë. Ende nuk dihet gjendja e fëmijës, por ai është përplasur në vijat e bardha në afërsi të urës së madhe në bulevard. Mjeti tip "Toyota" me targa AA 854 TB.

Gjatë përplasjes semafori për kalimtarët ka qënë i kuq, pra 12 vjecçari me biçikletë ka kaluar me semafor të kuq. Sipas dëshmive ka qënë një përplasje e fortë. Fëmijës iu dha ndihma e parë nga qytetarët e rastit. Ai ka qënë i shoqëruar më 2 shokë të tij. Policia ka mbërritur në vendngjarje, ka ndaluar drejtuesin e makinës dhe po merret me zbardhjen e ngjarjes.

Vendi ku është aksidentuar fëmija

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët