Ka ndërruar jetë në spital 27-vjeçari, i cili mbeti i plagosur pasditen e sotme në Tiranë, si pasojë e një aksidenti.

Ngjarja ndodhi në rrugën "Bardhyl", ku i riu me inicialet E. Ç., i cili drejtonte një motor, u përplas me një kamionçinë.

Ai u dërgua menjëherë në spital, por nuk mundi t'i mbijetonte plagëve të marra si pasojë e përplasjes.

Ndërkohë, Policia bën me dije se drejtuesi i kamionçinës, shtetasi P. L, u shoqërua në ambientet e komisariatit Nr.4, për veprime të mëtejshme hetimore.

1617119008_1617118653Capture.JPG

1617122038_AKSIDENT.jpg

 

Foto nga vendi i ngjarjes

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:51
Kamionçina përplasi për vdekje 27-vjeçarin në Tiranë, motori përfundoi në anën tjetër të rrugës Bardhyl

Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Tiranë, ku një 27-vjeçar i cili po udhëtonte më motor është përplasur për vdekje nga drejtuesi një kamionçine.

Përplasja në kryqëzim ka qenë shumë e fortë. Siç shihet edhe nga pamjet kamionçina ndodhet në cepin tjetër të kryqëzimit, tek rruga që ikën për tek gjimnazi ‘Andon Zako Çajupi’, ndërsa motori ka përfunduar me devijim në anën e rrugës Bardhyl në Unazë.