TIRANË- Policia njofton se ka vënë në pranga 34-vjeçarin, Ensid Hasanllarin, shoferin e aksidentit të rëndë në rrugën dytësore Tiranë-Durrës ku humbi jetën Visar Meshi.
Më 16 qershor 2023, Hasanllari po drejtonte automjetin tip “BMW X5” , kur makina doli nga rruga dhe u përplas me mbajtësen anësore. Për pasojë humbi jetën Visar Meshi, 35 vjeç i cili ishte pasagjer ndërsa u plagosën shoferi dhe pasagjeri tjetër në makinë.
Sipas të dhënave paraprake të asaj dite, dyshohet që shoferi të ketë qenë duke udhëtuar me shpejtësi mbi normën e lejuar, dhe si pasojë e lagështirës për shkak të reshjeve të shiut, ka dalë nga rruga, por do të jenë veprimet e mëtejshme hetimore që do të zbardhin aksidentin.
Ndërkohë blutë e Tiranës njoftojnë se kanë vënë në pranga dhe 33-vjeçarin me iniciale K.L. i cili dje (18 qershor) në zonën e TEG, me motorin e tij ka përplasur për vdekje një të moshuar teksa ecte në rrugë.
Komente











