Një aksident automobilistik është shënuar sot në vendin e quajtur Myhejan të Tropojës së vjetër, ku automjeti me të cilin udhëtonte familja Memia ka rrëshqitur nga rruga duke shkaktuar vdekjen e menjëhershme të një personi.
Sipas të dhënave paraprake, bëhet e ditur se në automjetin e përfshirë në këtë aksident tip "Golf" me targë AA 870 FO kanë qenë duke udhëtuar 3 persona, ku e vdekur në vend ka mbetur Sheqere Memia 56-vjeçare ndërkohë që është plagosur drejtuesi i mjetit Ahmet Memia 64-vjeç dhe Valbona Sadikaj 41-vjeçare.
Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e policisë të cilat kanë nisur zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti, ku paraprakisht dyshohet se shkak është bërë rrëshqitja e automjetit nga reshjet e dendura të shiut që kanë rënë gjatë natës.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com