Një aksident është regjistruar mesditen e kësaj të marte (8 shtator) në Tushemisht, Pogradec.

Policia bën me dije se dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.

Si pasojë e aksidentit një person ka mbetur i plagosur.

Shkak i aksidentit dyshohet të jetë bërë shpejtësia.