VLORË-   Një aksident ka ndodhur këtë pasdite rreth orës  17:20, në rrugën që të çon në fshatin Nartë të Vlorës, ku një mjet tip  "Mercedes Benz" ka dalë nga rruga duke u përplasur me një shtyllë. Mësohet se në mjet ndodheshin gjatë persona, midis tyre dhe dy fëmijë.

Si pasojë e aksidentit kanë marrë lëndime 5 persona, drejtuesi i mjetit një 54-vjeçar me iniciale S.D., bashkëshortja e tij, një 45-vjeçar me iniciale M. D., si dhe dy fëmijët e mitur 7 dhe  15-vjeç, Po ashtu janë lënduar dhe 2 pasagjerët e tjerë, një 76-vjeçar me iniciale L. P., një 63-vjeçar me iniciale E. P., 63, të dy të afërm të familjes.

Personat e lënduar ndodhen jashtë rrezikut për jetën, ndërsa drejtuesi i mjetit 54-vjeçar është arrestuar pasi rezultoi se ai ishte i dehur pas kryerjes së testit të alkoolit në masën 0.987 mg/l.  

54-vjeçari akuzohet për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor" dhe "Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt". Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.