VLORË- Një aksident mes një mjeti tip 'Opel' dhe 'Renault' ka ndodhur pak çaste më parë në lagjen “10 Korriku” në qytetin e Vlorës.

Si pasojë e aksidentit dy persona kanë mbetur të lënduar, pasagjerë në 'Opel', të cilët janë dërguar në spital për të marrë kujdesin e duhur mjekësor.

Pamje nga vendi i ngjarjes

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe sipas hetimeve paraprake dyshohet se shkak për aksidentin është bërë mungesa e sinjalistikës në kryqëzim. Një tjetër hipotezë është edhe shpejtësia në lëvizje nga të dy mjetet.