Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur sot, më 22.03.2026, në aksin Vlorë–Kotë, në zonën e fshatit Drashovicë, përgjatë rrugës së lumit të Vlorës.
Sipas informacioneve paraprake, në aksident janë përfshirë dy automjete. Drejtuesit e tyre, Adi Alushaj, rreth të 30-ave dhe Esat Brahimaj, rreth të 40-ave, kanë humbur jetën.
Ndërkohë, pasagjeri Andrea Begaj është transportuar në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.
Forcat e policisë dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.
Lajmi në përditësim...
Komente









