VLORE-Katër makina janë përfshirë në një aksident në rrugën transballkanike. Report Tv ka siguruar pamjet e aksidentit që është regjistruar pasditen e sotme në Vlorë. Njëra nga makinat është përmbysur nga aksidenti, ndërsa raportohet për një person të plagosur, i cili është dërguar në spital për ndihmë mjekësore.

 

 

Sipas burimeve nga spitali i qytetit bregdetar të Vlorës drejtuesi i mjetit ishte 25-vjeçari Dorjan Tushi i cili është jashtë rrezikut për jetën nën kujdesin e mjekëve. Mjeti tip ‘BMW’ me targa AA759 E i drejtuar prej tij ka shkaktuar aksidentin, pasi si pasojë e shpejtësisë i riu ka humbur kontrollin duke përplasur 3 makinat e tjera që ishin të parkuara. Burime nga policia bëjnë me dije se 25-vjeçari udhëtonte në gjendje të dehur. 

 

Komunikata e policisë

Më datë 15.10.2017, Salla Operative Vlorë njoftohet se në aksin rrugor të Transballkanikes në vendin e quajtur ''Rrethrrotullimi Omonias'', janë përplasur disa mjete.

Nga verifikimi paraprak i Policisë ka rezultuar se mjeti tip ''BMW'', me drejtues mjeti shtetasin D.T., 25 vjeç, banues në Vlorë, ka përplasur tre automjete të tjera të parkuara, konkretisht dy mjete tip Benz dhe një tjetër mjet tip Renault Twingo.

I dëmtuar, jashtë rrezikut për jetën ka mbetur vet drejtuesi i mjetit tip BMW,  i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Vlorë duke marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe përcaktimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

                      

[gallery]24277[/gallery]

dy.b/shqiptarja.com