Një 45-vjeçar ka shkaktuar aksident të dyfishtë pasditen e sotme në Vlorë. Shoferi i identifikuar si Arlind Lagji ishte duke drejtuar automjetin tip ‘Volkswagen’ Tuareg, në rrugën “Gjergj Kastrioti” dhe ka askidentuar këmbësoren 66-vjeçare. Mësohet se drejtuesi i mjetit është munduar të largohet me shpejtësi nga vendi ngjarjes ndaj ka shkaktuar aksidentin e dytë duek përplasur me automjetin me drejtues shtetasin B. C., 63 vjeç, i cili është plagosur.

I. S dhe B. C, janë transportuar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i automjetit, Arlidn Lagji u shoqërua në Komisariat, për veprime të mëtejshme.