Aksident në Gjirokastër, përplasi me makinë këmbësoren, arrestohet 52-vjeçari

Aksident në Gjirokastër, përplasi me makinë këmbësoren, arrestohet 52-vjeçari

Foto Ilustruese

Një aksident është shënuar këtë të enjte në Gjirokastër, ku një 49-vjeçare ka mbetur e plagosur rëndë pasi është përplasur nga një makinë.

Sipas policisë mësohet se aksidenti ka ndodhur në aksin rrugor Gjirokastër–Kordhocë, në vendin e quajtur “N.SH.N” ku Bexhet Çobani, 52 vjeç ndërsa po udhëtonte me mjetin e tij, në gjëndje të dehur ka goditur shtetasen me inicialet L.G, 49 vjeçe, banuese në fshatin Lazarat. Gjithashtu, bëhet me dije se pas ngjarjes 49 vjeçarja është dërguar, menjëherë në spitalin rajonal në Gjirokastër, për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Mësohet se 52 vjeçari Bexhet Çobani, shkaktar i aksidentit ka qenë kryetar i Bashkisë së Libohovës nga viti 1996 -2000, njëkohësisht është edhe anëtar i kryesisë së Partisë Demokratike, në qarkun e Gjirokastrës.

Njoftimi i plotë i policisë:

Nga Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit: B. Ç, 52 vjeç, banues në Gjirokastër.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në aksin rrugor Gjirokastër–Kordhocë, në vendin e quajtur “N.SH.N”, duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur në masën 1.11 mg/l, ka goditur shtetasen L.G, 49 vjeçe, banuese në fshatin Lazarat, Gjirokastër, e cila pasi ka marrë ndihmën mjekësore në Spitalin Rajonal Gjirokastër është transportuar në Spitalin e Traumës Tiranë, për trajtim më të specializuar.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme, nenet 290 dhe 291 të Kodit Penal.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Report Tv/ Nëse votohet sot, 52% e zgjedhësve të vendosur do të votonin për PS-në! 30% për PD-në e Berishës

Sondazhi i Report Tv/ Nëse votohet sot, 52% e zgjedhësve të vendosur do të votonin për PS-në! 30% për PD-në e Berishës