KUKËS - Një aksident rrugor ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Kukës, në aksin rrugor Kukës-Bicaj në afërsi të lagjes Gostil.

Një automjet tip Mercedez Benz ka dalë nga rruga dhe është përmbysur. Drejtuesi i makinës është dërguar në spitalin e Kukës për të marrë ndihmën mjekësore. 

Sipas burimeve nga spitali drejtuesi i automjetit është jashë rrezikut për jetën. 

Policia në vendin  e ngjarjes ka nisur hetimet për të zbardhur këtë aksident.