Aksident në Maliq, përmbyset kamioni, plagoset pasagjeri 20-vjeçar

Aksident në Maliq, përmbyset kamioni, plagoset pasagjeri 20-vjeçar

Foto ilustruese

Një mjet tip "IFA" është përmbysur këtë të premte në fshatin Mesmal të Maliqit, e për pasojë pasagjeri në të është plagosur.

Report Tv raporton se kamioni ishte i ngarkuar me lëndë drusore, në momentin e aksidentit. Brenda tij gjendej drejtuesi i mjetit, shtetasi Klement Hysollari, 25 vjeç, dhe vëllai i tij, Niko Hysollari, 20 vjeç. Ky i fundit mësohet se aktualisht ndodhet në spital, nën kujdesin intensiv të mjekëve. 

Një grup hetimor është ngritur dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.


 

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

'Durrah City', Qeveria akordon 900 mijë euro për akademinë e futbollit

'Durrah City', Qeveria akordon 900 mijë euro për akademinë e futbollit