Aksident në New York, treni çan në dysh kamionin, asnjë i lënduar(VIDEO)

Aksident në New York, treni çan në dysh kamionin, asnjë i lënduar(VIDEO)

Pamje nga aksidenti

Një video tronditëse tregon momentin kur një tren mallrash përplaset me një kamion mallrash mëngjesin e së enjtes në New Yot  Aksidenti ndodhi në vendin ku kalon hekurudha e trenave, përgjatë rrugës 9W në New Main Street rreth orës 9:30 të mëngjesit. 

Policia tha se kamioni, i cili po transportonte furnizime në një fabrikë aty pranë shkoi drejt shinave të trenit në mënyrë të pakontrolluar, por fatmirësisht nuk ka asnjë të lënduar pasi një polic që ndodhej aty pranë e lajmëroi shoferin e kamionit përpara përplasjes.

"Ishte e tmerrshme," tha dëshmitari Hector Rivera.

"Operatori ishte ende brenda në telefonin e tij, duke u përpjekur të bënte marrëveshje, mendoj, të zbriste, nuk e kuptoi që një tren po vinte në të vërtetë drejt veriut. Rreshteri ynë në fakt e lajmëroi dhe e nxori nga automjeti në kohë." tha kapiteni John Gould i Policisë Haverstraë.

Ndërkohë, ndërsa pastrimi vazhdon, banorët në komunitetin e qarkut Rockland janë të lumtur që askush nuk u lëndua. Shoferi u trondit, por fizikisht u duk në rregull.

“Falë Zotit e vetmja gjë që u dëmtua ishte mjeti”.

Policia thotë se fatmirësisht nuk kishte asgjë të rrezikshme në tren.

F.D/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

'Klodjan Allajbeu ortak me Shkëlzen Berishën', Haklaj: SPAK do t'i shkojë deri në fund

'Klodjan Allajbeu ortak me Shkëlzen Berishën', Haklaj: SPAK do t'i shkojë deri në fund