Elbasan/ Gjendet i vdekur një 27-vjeçar, babai: Djali kishte shumë të çara, mund ta kenë vrarë (FOTO)

Ditën e sotme një 26-vjeçar është gjetur i vdekur në aksin rrugor Elbasan-Peqin. Ai është Sokol Veliraj, i cili jetonte në qytetin e Pogradecit bashkë me vajzën dhe bashkëshorten e tij dhe punonte si çoban në zonën ku u gjet i vdekur.

Policia është duke hetuar në dy pista, atë të aksidentit por edhe të vrasjes. Babai i 27-vjeçarit është shoqëruar në polici për të dhënë dëshminë në lidhje me dyshimet. Ai pretendon se djali ka prerje në fyt.

"Thonë se është aksidentuar. Por ka shumë fraktura dhe të çara. Ekspertiza thotë se e ka shtypur makina. Unë dua drejtësinë kush ma vrau çunin. Të gjendet autori. Djali nuk kishte probleme. Jetonte në Pogradec", shprehet i ati i viktimës.

Ndërkohë gazetari i Report Tv Aldo Kozarja raporton se në vendin e ngjarjes nuk janë gjetur shenja që të konfirmojnë se ngjarja ka qenë aksidentale.

Viktima Sokol Veliraj

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Highlanderi: 23/04/2019 18:30

    E dhimbeshme shkon punon çoban gjen vdekjen

    Përgjigju
  • Erik: 23/04/2019 10:18

    Ngushellime familjes per humbjen e djalit te tyre. Uroj te gjendet autori dhe te zbardhen arsyet e aksidentit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat