Përbërësit:
- 500 gr miell
- 2 vezë
- 1 gotë kos
- 1 lugë çaji kripë
- 1 lugë çaji sodë buke
Përgatitja:
Përziejmë miellin me kripën dhe sodën. Shtojmë vezët dhe kosin gradualisht. Brumi duhet të dalë pak i fortë, jo i butë si për byrek. E punojmë brumin 8–10 minuta derisa të bëhet elastik. E lëmë të pushojë 15–20 minuta dhe më pas hapim një petë rreth 3–5 mm trashësi. E presim në katrorë ose forma sipas dëshirës dhe i skuqim në vaj të bollshëm të nxehtë.
Komento
Komente











