Aksident në Rrugën e Kombit, plagoset gruaja nga Kosova

Aksident në Rrugën e Kombit, plagoset gruaja nga Kosova

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Rrugën e Kombit, ku një automjet është përplasur me trafikndarësen.

Si pasojë e këtij aksidenti është plagosur një grua kosovare F.S që ishte pasagjere në automjetin që drejtohej nga S.S banues në Prishtinë. E plagosura sipas policisë është bashkëshortja e drejtuesit të mjetit. Ajo është dërguar në spitalin Rajonal të Kukësit për të marrë ndihmën mjekësore. Makina e përfshirë në aksident është tip 'Volvo' me targa kosovare.

Ndërkohë policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.


Njoftimi i policisë:

Më datë 09.06.2019, në aksin rrugor Kukës-Morin, shtetasi kosovar S.S., banues në Prishtinë, duke drejtuar mjetin tip "Volvo", ka humbur kontrollin e mjetit, ku për pasojë është përplasur me trafik ndarësen.

Për pasojë është dëmtuar pasagjeria shtetësja F.S., (bashkëshortja e drejtuesit të mjetit).

E dëmtuara është dërguar për mjekim në spitalin e Kukësit, dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor dhe Policia Rrugore po punojnë për shkaqet e aksidentit dhe dokumentimin e ngjarjes.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Papët dhe jubilejtë: hapja e Derës Shenjte në histori

Papët dhe jubilejtë: hapja e Derës Shenjte në histori