Një aksident ka ndodhur në rrugën transballkanike në Vlorë ku si pasojë ka mbetur i plagosur një person. Ai po lëvizte me biçikletë në momentin kur u përplas nga një automjet.
Mësohet se personi i plagosur është dërguar me urgjencë drejt spitalit rajonal të qytetit të Vlorës.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj.
Komento