Aksident në Vlorë, motorri përplaset me makinën, një i vdekur dhe një i plagosur (VIDEO+FOTO)

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të enjte në Vlorë, ku një makinë është përplasur me një motor dhe për pasojë ka gjetur vdekjen një person.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në aksin Orikum-Dukat ku mësohet se drejtuesi i motorrit ka humbur kontrollin e mjetit duke u përplasur me një automjet tip "Fiat" me drejtues shtetasin V. B  ku për rrjedhojë ka gjetur vdekjen drejtuesi Arsen Çela.

Gjithashtu bëhet e ditur se nga aksidenti ka mbetur i lënduar edhe drejtuesi i automjetit shetasi me inicialet V.B. Policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbulimin e rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i plotë i policisë:

Rreth orës 17:00, në aksin rrugorë Vlorë-Orikum, pranë vendit të quajtur "Qafa e Luarit", automjeti tip "Fiat" me drejtues shtetasin V. B është përplasur me motomjetin e markës "Honda".

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë drejtuesi i motomjetit "Honda" me gjeneralitetet A.Ç, 63 vjeç, banues në Orikum

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë