Një aksident ka ndodhur para ambasadës italiane në Tiranë, ku ka mbetur i lënduar lehtë një person.

Siç shihet nga pamjet e Report Tv makinat janë copëtuar dhe njëra ka kaluar mbi trotuar. Nga pamjet e siguruara, një makinë tip 'BMW' po ecte me shpejtësi dhe u përplas në kryqëzim me një makinë tip 'Skoda'.

Nuk dihen rrethanat e aksidentit por policia shkoi në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj. Nga aksidenti ka më shumë dëme materiale dhe vetëm një person të lënduar lehtë.

1610634346_TIRANEAKSIDNET.jpg

1610635072_MAKINA1.jpg

 

1610635081_MAKINA2.jpg

1610635095_MAKINA4.jpg

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:12
Tronditëse ç’ndodh në mes të Tiranës, pamjet nga aksidenti tek ambasada italiane

Ky është momenti i aksidentit të regjistruar pasditen e sotme (14 janar) pranë ambasadës taliane në Tiranë.

Siç shihet dhe nga pamjet e siguruara nga Report Tv, makina tip ‘BMË’ po udhëtonte me shpejtësi të lartë.

Ajo është përplasur në kryqëzim me automjetin tjetër tip ‘Skoda’ dhe janë spostuar më pas pranë hyrjes së ambasadës.

Si pasojë e këtij aksidenti ka pasur vetëm dëme materiale teksa një person është lënduar lehtë.